Uellsi ëndërron Botërorin, me fat në shortin e ‘Play-Off’-it

Uellsi ëndërron Botërorin, me fat në shortin e ‘Play-Off’-it

22:02, 26/11/2021

Fati i ka buzëqeshur sot Uellsit, pasi shorti i play-off të Botërorit ka qenë në anën e britanikëve.

Goglat e kanë vendosur në një minigrup mëse të përballueshëm dhe me shanse reale për të shkuar në aktivitet.

Gareth Bale & Co. kanë përballë Austrinë në gjysmëfinale dhe rast suksesi, do të jenë pritës edhe në ndeshjen e dytë, atë ndaj fitueses së çiftit Skoci-Ukrainë, të gjithë kundërshtarë të përballueshëm.

Ndaj trajneri Robert Pejxh, ka pranuar se për ekipin e tij kishte qenë një ndihmë e madhe nga fati pasi kishte evituar emrat e mëdhenj.

“Kjo është një mundësi e madhe, pasi që nga vitit 1958 nuk shkojmë në fazën finale të një Botërori. Tani do të shkojmë në play-off dhe është një stimul i madh për ne. Kemi punuar shumë për të arritur në vendin e dytë në grup dhe të fitosh mundësinë që të luash në shtëpi të dy ndeshjet, do të thotë se kemi pasur fat në short”, tha ai pasi mësoi rezultatet e goglave që u rrotulluan në Zyrih të Zvicrës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco