Akuza ndaj Ronaldos për rënien e Manchester United, futbollisti i del në mbrojtje

Akuza ndaj Ronaldos për rënien e Manchester United, futbollisti i del në mbrojtje

21:04, 26/11/2021

Legjenda e Portugalisë, Luis Figo, ka kritikuar kritikët që mendojnë se Cristiano Ronaldo është fajtor për rënien e Manchester United këtë sezon.

Ronaldo,  ka gjetur rrjetën në 10 raste deri më tani këtë sezon, gjashtë më shumë se bashkëkombësi Bruno Fernandes dhe bashkëlojtari, Mason Greenwood, të cilët janë të dy prapa në renditjen aktuale të golave te United.

United ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë, ku më e fundit erdhi në një ndeshje 4-1 në duart e Watford në Vicarage Road të shtunën e kaluar, duke rezultuar në shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

‘Kjo nuk ka kuptim. Ai është më i miri”, tha ish-mesfushori për gazetën portugeze “A Bola”.

“Futbolli jeton me rezultate dhe skuadra nuk po arrin rezultatet e pritura.

“Por ai është një nga më të mirët në ekip për sa i përket performancës, kështu që nuk i kuptoj këto kritika”,përfundoi Figo.

Komentet e Figo vijnë pasi Ronaldo ndihmoi skuadrën e tij të fitonte 2-0 ndaj Villarrealit të Unai Emery në ndeshjen e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve të martën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco