Carvajal konfirmon kthimin e Ramos në fushat e lojës

Carvajal konfirmon kthimin e Ramos në fushat e lojës

11:52, 10/11/2021

I transferuar këtë verë te Paris Saint-Germain, Sergio Ramos nuk ka luajtur ende asnjë takim me fanellën e klubit parisien. Një situatë që shqetësoi presidentin e PSG-së , Nasser al-Khelaifi-n, edhe pse mbrojtësi spanjoll rifilloi stërvitjen me grupin këtë javë. Përflitet për një rikthim pas ndeshjeve të kombëtareve, të cilin Daniel Carvajal e ka konfirmuar në një intervistë për Marca .

“Ai më tha se është shumë pranë kthimit në fushat e lojës. Mendoj se pas pushimit të kombëtareve, ai do të kthehet. Le të shohim nëse është me fat dhe nëse mund ta shijojmë sërish futbollin e tij ”, tha Carvajal.

Sipas tij, Ramos është “i qetë dhe i sigurt ” dhe di “ se çfarë të bëjë që të mos lëndohet më ”. Të shpresojnë për një rikthim në kombëtaren spanjolle më pas? Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit e beson: “ Mendoj se nëse ia del, do të kthehet ”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco