Merkato e Tottenham: Antonio Conte synon 4 përforcime dhe dëshiron të ‘heqë qafe’ 3 lojtarë!

Merkato e Tottenham: Antonio Conte synon 4 përforcime dhe dëshiron të ‘heqë qafe’ 3 lojtarë!

18:01, 02/11/2021

Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham dhe më në fund konfirmimi nga klubi londinez ka ardhur.

Conte nënshkroi për një vit e gjysmë me Spurs, teksa tashmë ka shumë punë për të bërë për të rikthyer skuadrën në nivele të larta.

 “Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Conte tashmë i ka shprehur dëshirat e tij për merkaton e ardhshme dimërore drejtuesve të klubit anglez.

Sipas medias italiane, Conte dëshiron në skuadër sulmuesin e Fiorentinës, Dushan Vlahovic dhe mesfushorin e Milanit, Franck Kessie. I pari, autor i 8 golave në 11 ndeshje të Serisë A, refuzon të zgjasë dhe për këtë arsye u hodh në treg nga “Violët”, të etur për të rikuperuar disa para.

Sa i përket të dytit, Kessie është në të njëjtën situatë, që joshi Liverpool dhe PSG. Më pas, Conte dëshiron të forcojë mbrojtjen dhe përmenden emrat e Stefan de Vrij (Inter) dhe Manuel Lazzari (Lazio). Në fund, Conte do të donte gjithashtu të largonte disa lojtarë nga skuadra. Dhe për momentin janë paraqitur tre emra lojtarësh të padëshiruar: holandezi Steven Bergwijn, argjentinasi Giovani Lo Celso dhe anglezi Dele Alli. Le të thuhet se do të ketë lëvizje tek Tottenham këtë dimër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco