Reali në kërkim të një ‘Ronaldo’ të dytë, ofron 100 milionë euro për yllin egjiptian

Reali në kërkim të një ‘Ronaldo’ të dytë, ofron 100 milionë euro për yllin egjiptian

15:49, 02/11/2021

Real Madrid hedh sytë nga ylli i  Liverpoolit, Mohamed Salah si alternativë e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Gjiganti spanjoll është duke u munduar ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon që tre vite, me Eden Hazard që ka zhvilluar paraqitje të dobëta.

Salah shihet si lojtar ideal, egjiptiani për momentin vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë për momentin.

Raportet në Spanjë shtojnë se Mbappe mbetet prioritet për Madridin, por ka shans që ylli francez në fund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Salah shihet si plan B, ngase nuk ka rinovuar kontratën dhe Reali do ishte gati të ofronte plotë 100 milionë euro.

Ndërkohë, Salah në të kaluarën ka pranuar se dëshiron të luajë në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco