Reali i gjymtuar për ‘El Clasico’ me Barcelonën

Reali i gjymtuar për ‘El Clasico’ me Barcelonën

11:18, 20/10/2021

Real Madrid në ndeshjen e radhës do përballet me Barcelonën në “Camp Nou”.

“Los Blancos” janë shumë të motivuar për këtë takim, duke marrë parasysh fitoren e thellë kundër Shakhtar Donetsk (0-5).

Por, gjiganti spanjoll do jetë pa disa nga yjet kryesorë në këtë takim, si Gareth Bale, Luka Jovic, Dani Ceballos dhe Isco.

Bale u lëndua në ndeshjen ndaj Celta Vigos me 12 shtator dhe nuk do kthehet para muajit nëntor, nëse jo më shumë.

Ndërsa, Ceballos pësoi lëndim në gju gjatë detyrës me Spanjën në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe pritet të rikthehet vitin tjetër.

Isco pësoi goditje në shpinë gjë që bëri të mungojë ndaj Espanyol, kurse nuk ishte me skuadrën as ndaj Shakhtar Donetsk.

Jovic, ka pësuar lëndim në gju, mirëpo edhe nëse arrin të bëhet gati, Ancelotti pritet të mos i jap minuta, siç bënë në shumicën e ndeshjeve.

Ndërkohë, në dyshime për këtë ndeshje mbesin edhe Eden Hazard dhe Dani Carvajal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco