Telashe për Ancelotti-n, titullari jashtë fushave për 1 muaj

Telashe për Ancelotti-n, titullari jashtë fushave për 1 muaj

16:07, 14/10/2021

Lajme të këqija për trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti, pasi nuk do të ketë në dispozicion për rreth një muaj, mbrojtësin titullar, Eder Militao.

Futbollisti 23 vjeçar u dëmtua në ndeshjen mes Brazilit dhe Kolumbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.

Mbrojtësi brazilian la fushën e lojës në minutën  e 72-të, me idenë se ishte një dëmtim i lehtë, por ekzaminimet mjekësore tregojnë se, ai vuan nga një dëmtim i muskujve në këmbën e djathtë.

Kështu, Militao do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe “El Classico-n” ndaj Barcelonës, më 24 tetor.

Një “dush i ftohtë” për Ancelottin, pasi këtë muaj u ndal edhe Hazard, i cili u dëmtua me Belgjikën, ndërsa te Reali mungesat janë të panumërta, duke nisur me Carvajal, Isco, Camavinga, Asensio e Bale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco