Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich, shkak bëhet Haaland

Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich, shkak bëhet Haaland

12:25, 14/10/2021

Gjithmonë, Robert Lewandowski ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij. Sulmuesi polak është shprehur gjithnjë se dëshira e tij është të vazhdojë të luaj për Bayern Munich.

Leaa ndihet komod në Munich por ja që mjafton një deklaratë, një interesim i Bayern për Erling Haaland për të përmbysur situatën. Sipas “Sport Bild”, Lewandowski nuk i ka pritur mirë deklaratat e drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic i cili konfirmoi interesimin e Bayern për Erling Haaland.

Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, tani polaku po mendon largimin e tij në fund të sezonit. Lewandowski ka qenë shpesh në merkato, ku shumë klube, si Real Madrid apo PSG kanë shprehur hapur interesimin e tyre për polakun por kanë marrë një “Jo” të prerë si nga klubi ashtu edhe nga vetë lojtari. Situata ka ndryshuar tashmë me Bayern që po mendon për të ardhmen ndërsa Lewandowski mund të shqyrtojë ofertat e shumta që vijojnë të vijnë për të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco