E bujshme nga Italia/ Anjeli do Igli Taren te Juventusi

E bujshme nga Italia/ Anjeli do Igli Taren te Juventusi

13:21, 06/10/2021

Fillimisht, Inter, më pas Milan, teksa së fundmi në ndjekje të Igli Tares është vënë Juventusi.

Sipas “Calciomercato.com”, presidenti Anjeli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që nga viti 2009.

Kontrata e shqiptarit me klubin e Lotitos përfundon në vitin 2023.

Afeksioni për Taren mbetet i fortë. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lacion, duke rezultuar një nga drejtorët më të suksesshëm të viteve të fundit në Itali.

Gjithsesi historia ka treguar se Lotito nuk para i lë të lirë kollaj, “xhevahirët” e tij. Mjafton të përmendim që për vite me radhë, pavarësisht ofertave tunduese për Imobilen dhe Milinkovic-Savic, ka rezistuar. Kjo vlen edhe për Taren, me të cilin lidhjet janë shumë të forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco