Nënvlerësohet nga francezët, Tottenham i interesuar për sulmuesin e PSG-së

Nënvlerësohet nga francezët, Tottenham i interesuar për sulmuesin e PSG-së

11:33, 06/10/2021

Argjentinasi, Mauro Icardi, momentalisht është te gjiganti francez si zëvendësues, me Pochettinon që preferon treshen Mbappe, Neymar dhe Messi si titullarë.

Pavarësisht që Mbappe mund të largohet këtë verë, tekniku argjentinas vazhdon ta lërë titullar para argjentinasit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham ka shprehur interesimin për Icardin dhe e do verën tjetër.

Harry Kane që ishte i lidhur me largimin verën e kaluar, vazhdon të ‘ëndërrojë’ për kalimin te Man City, andaj Spurs tashmë kanë gjetur pasuesin.

Pos Icardit, si alternativë PSG-ja e vlerëson edhe sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco