Luajti ndeshjen e parë debutuese me kombëtaren, Bajrami nuk fsheh emocionet me kuqezinjtë

Luajti ndeshjen e parë debutuese me kombëtaren, Bajrami nuk fsheh emocionet me kuqezinjtë

09:28, 06/09/2021

Nedim Bajrami tregoi se është një nga më të mirët në mesfushë.

Bajrami mbrëmë luajti ndeshjen e parë debutuese me kuqezinjtë, duke e çuar lojën në një tjetër nivel.

Në një prononcim për mediat futbollisti tregoi për mikpritjen e ngrohtë që i bëri ekipi dhe trajneri.

“ Debutim i mirë, luajtëm të gjithë mirë dhe jam shumë i lumtur. Më kanë pritur shumë mirë në skuadrën, kështu duhet të vazhdojmë.

Kam folur me Edy Rejën dhe ndihem shumë mirë në pozicionin që luaj.

E kemi ditur se duhej të fitonim, ka qenë e vështirë, por tifozët na kanë pritur shumë mirë dhe e fituam. Duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër. Nëse luaj, shpresoj të shënoj në ndeshjen tjetër” ka mbyllur Bajrami deklaratën e tij.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco