Frederik Veseli kujton suksesin e vitit 2009 kur u shpall kampion bote me Zvicrën

Frederik Veseli kujton suksesin e vitit 2009 kur u shpall kampion bote me Zvicrën

08:44, 01/07/2021

Ndoshta pakkush e kujton, por Shqipëria ka në radhët e përfaqësueses së futbollit një kampion Bote.

Frederik Veseli, në vitet e tij të para si futbollist, përfaqësonte Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe me të fitoi Botërorin U17, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në atë përfaqësuese.

“Ishim fëmijë me një ëndërr, të bëheshim të fortë e të kishim sukses në futboll. Kishim personalitet, ishim plot talent, mësuam shumë në ato vite dhe pastaj secili prej nesh bëri rrugëtimin e tij”, kujtoi aventurën e vitit 2009 mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”.

Sipas tij, rrugëtimi aktual i Zvicrës, ka filluar pikërisht asokohe, me lojtarët që ishin pjesë e atij grupi si Seferoviç, Rodriguez e Xhaka dhe suksesi do të vinte herët apo vonë.

“Rrugëtimi i Zvicrës në këtë Europian nuk më çudit. Më kishin çuditur paraqitjet e para jo shumë të mira, pasi njoh vlerën e lojtarëve. Ndaj Francës kam parë një Zvicër të shkëlqyer”, tha mbrojtësi shqiptar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco