Zyrtare/ Nuk ka më dyshime, Esin Hakaj firmos me klubin turk. Ja detajet e kontratës

Zyrtare/ Nuk ka më dyshime, Esin Hakaj firmos me klubin turk. Ja detajet e kontratës

13:33, 30/06/2021

Ishte në ajër, por tashmë është zyrtare. Esin Hakaj është lojtari më i ri i Samsunspor. Futbollisti 24 vjeçar largohet kështu nga Partizani si lojtar i lirë, duke iu bashkuar klubit të ligës së parë turke, ku do të gjejë edhe Erald Cinarin.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga klubi turk përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i urojë mirëseardhjen lojtarit shkodran.

Hakaj ka firmosur për 3 vite me Samsunspor, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Përveç Partizanit, Hakaj ka luajtur me Vllazninën (klub ku u rrit si lojtar), Teutën, si dhe me Kombëtaren U-21.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco