Harry Kane: Tani çdo skuadër na shikon si rrezik, duam të shkojmë deri në fund

Harry Kane: Tani çdo skuadër na shikon si rrezik, duam të shkojmë deri në fund

11:49, 30/06/2021

Harry Kane shënoi golin e 30-të për Anglinë me Gareth Sauthgate në stol (i 35-ti në total). Vetëm Geri Lineker ka realizuar më shumë me një trajner të vetëm (35 me Bobi Robsonin).

Kapiteni i Anglisë barazoi rekordin e Uejn Runit për numrin e golave të shënuar në Europianë dhe Botërorë për Anglinë (7).

Vetëm Geri Lineker (10) dhe Alan Shirer (9) janë përpara tij. Kishte kërkuar vetëm një rast, i erdhi dhe e shfrytëzoi.

“Është një ditë e shkëlqyer dhe një ndeshje e shkëlqyer. Të dëgjoje ‘Wembley’-n ishte një moment që nuk do ta harrojmë kurrë. Do ta shijoj këtë natë, por të shtunën kemi një tjetër ndeshje të madhe. Mora një goditje në gju, por e dija që bëhej fjalë për vetëm një kontakt.

Duhet të jemi gati për sfidën e radhës. Grilish hodhi një krosim perfekt. Të gjithë sulmuesit duan të shënojnë. Jam i lumtur që u zhbllokova dhe tani shpresoj të shënoj të tjerë deri në fund.

Tani çdo skuadër na shikon si rrezik. Nuk mund të fikemi tani, duam të shkojmë deri në fund. Nuk mund të ndalemi tani. Shpresojmë të rikthehemi në shtëpi për gjysmëfinalet dhe finalen”, tha sulmuesi i Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco