Plas te Franca, e ëma e Rabiot sherr në tribunë me familjarët e Pogba dhe Mbappe

Plas te Franca, e ëma e Rabiot sherr në tribunë me familjarët e Pogba dhe Mbappe

10:54, 30/06/2021

Paul Pogba hutaq, ndërsa Kylian Mbappe arrogant. Eliminimi i Francës në raundin e dytë të “Euro 2020” nga Zvicra i befasoi të gjithë dhe përtej Alpeve gjyqet e djemve të Deshampit tashmë kanë filluar.

E para, megjithatë, më e gjalla, filloi direkt në tribunat e stadiumit të Bukureshtit nga zëri vullkanik i Veronik Rabiot.

Pas 3-3 të Gavranoviç, mamaja e futbollistit të Juventusit shfryu te prindërit e Pogbasë, pastaj te familja e Mbapessë kur ndeshja kishte përfunduar dhe fati i “Gjelave” ishte vendosur.

Nëna-menaxhere e mesfushorit Adrien Rabiot është e njohur në botën e futbollit për karakterin e saj disi të veçantë, por ajo që u rindërtua nga mediat franceze pas ndeshjes kundër Zvicrës do të ishte një hap më i madh se zakonisht.

Në këndvështrimin e zonjës Veronik, Pogba dhe Mbappe, ishin ata që fajësoheshin si përgjegjës për eliminimin e Francës nga “Euro 2020” për topin e humbur nga mesfushori i Manchester United para barazimit zviceran dhe më pas për penalltinë e humbur nga ylli i PSG-së.

Diskutimi në tribunë me familjet e dy lojtarëve ishte i ashpër e me sa duket nisi pas 3-3 të Gavranoviç dhe përfundoi pas triumfit të Zvicrës.

Nëna e Rabiot do të ishte kthyer me zemërim te prindërit e Pogbasë duke pyetur se si mesfushori i United mund të kishte humbur një top në mes të fushës, duke këshilluar më pas në fund të lojës babanë e Mbapessë për të edukuar djalin e tij dhe për ta bërë atë më pak arrogant. Aty situata më pas degjeneroi në fyerje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco