Nuk ka fitues gjatë 90 minutave, Suedia dhe Ukraina shkojnë në shtesë

Nuk ka fitues gjatë 90 minutave, Suedia dhe Ukraina shkojnë në shtesë

22:51, 29/06/2021

Kanë përfunduar 90 minutat e ndeshjes ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës në fazën e 1/8 në Kampionatin Europian.

Ukraina kaloi e para në avantazh. Në minutën e 28-të, Oleksandr Zinchenko ka shënuar një gol shumë të bukur.

Por, Suedia e ngriti nivelin e lojës. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, ishte Emil Forsberg i cili me një gol të bukur shënoi në min 42′ me një goditje të fuqishme.

Në pjesën e dytë, skuadrat goditën 3 herë shtyllën, dy herë Suedia dhe një herë Ukraina. Megjithatë, rezultati i 90 minutave qëndroi i barabartë 1-1.

Tashmë fituesi i këtij takimi do të vendoset në kohën shtesë ose nga penalltitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco