Përfundon pjesa e parë, Suedia barazon ndaj Ukrainës

Përfundon pjesa e parë, Suedia barazon ndaj Ukrainës

21:53, 29/06/2021

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes Suedisë dhe Ukrainës e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian.

Ukraina ishte ajo e cila mori avantazhin ku pas një aksioni mirë të ndërtuar, ishte lojtari i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko i cili shënoi një gol të bukur në min 27′.

Pas këtij goli, Suedia pati iniciativën, dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe goli. Pas disa tentimeve të pasuksesshme, Emil Forsberg me një gol të bukur shënoi për të barazuar rezultatin.

Suedezi shënoi në min 42′ me një goditje të fuqishme.

Rezultati i pjesës së parë, Suedia 1-1 Ukraina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco