Formula 1/ Vershtapen i 'pa shqetësuar', Hamilton dhe Botas në podium

Formula 1/ Vershtapen i 'pa shqetësuar', Hamilton dhe Botas në podium

17:29, 27/06/2021

Maks Vershtapen është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë. Piloti belg ka arritur të fitojë përsëri dhe qëndron i pari në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 156 pikë.

I dyti në këtë garë u rendit Ljuis Hemilton dhe podiumin e mbylli Botas. Në vendin e katërt u klasifikua Perez dhe i pesti Norris. Leklerk u rendit në vendin e shtatë ndërsa Alonso në të 9-in.

Raikonen në vendin e 11 dhe Riçardo në vendin e 13. Sakaq në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve është Vershtapen me 156 pikë në krye, i dyti renditet Ljuis Hemilton me 138 pikë dhe podiumin e mbyll Serxho Perez me 96 pikë.

Në renditjen e skuderive është Red Bulli që kryeson bindshëm me 252 pikë, Mercedes i dyti e 212, Meklaren-Mecedes me 12 dhe Ferrai i katërti me 108 pikë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco