E zbulon Ali Daei: Ronaldo do të shënojë shumë më shumë gola, por të mitë janë 111 dhe jo 109

E zbulon Ali Daei: Ronaldo do të shënojë shumë më shumë gola, por të mitë janë 111 dhe jo 109

14:43, 27/06/2021

Ali Daei përgëzoi Cristiano Ronaldon, i cili barazoi rekordin e tij të golave ​​me kombëtaren iraniane duke shënuar 109 gola për Portugalinë.

 Në një intervistë të dhënë së fundmi për “AS” , ish-sulmuesi iranian pretendon se ka edhe dy gola: " E prisja që Cristiano të mposht rekordin tim. Në realitet unë shënova 111 gola, por nuk ka rëndësi. Për mënyrën se si ai luan dhe për nivelin e formës, Jam i sigurt se do të shënojë shumë më tepër. Ronaldo e meriton të arrijë këtë rekord. Për mua është krenari që është arritur nga ai".

Dy golat e mosmarrëveshjes - FIFA nuk merr parasysh dy golat e shënuar nga Daei kundër ekipit olimpik të Afganistanit: në fakt, llogariten vetëm golat e shënuar kundër kombëtareve kryesore. Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për Lojërat Aziatike 2002.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco