Ish lojtari i United: E munda në pingpong dhe Ronaldo direkt bleu një tavolinë për t'u praktikuar

Ish lojtari i United: E munda në pingpong dhe Ronaldo direkt bleu një tavolinë për t'u praktikuar

12:54, 27/06/2021

Ish lojtari i Manchester United, Ritchie De Laet ndau të njëjtën dhomë zhveshjeje në Old Trafford me yllin portugez Cristiano Ronaldo. Edhe pse ishte shumë e shkurtër, 32 vjeçarit belg nuk iu desh shumë për të kuptuar shpirtin e tij konkurrues.

De Laet iu bashkua Manchester United në janar 2009 nga Stoke City, dhe megjithëse provoja në një skuadër me Cristianon ishte e shkurtër, pasi në qershor ai u transferua tek Real Madrid, ajo ishte e mjaftueshme për të kuptuar urinë e portugezit për sukses.

Futbollisti aktual i Antwerp në një intervistë për belgen “HLN’ tregoi një anekdotë që përshkruan karakterin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

"Kur e rraha në pingpong, Cristiano menjëherë bleu një tavolinë për t'u praktikuar," rrëfeu De Laet.

Futbollisti belg luajti vetëm tre ndeshje me Manchester United dhe më pas luajti për disa klube angleze. Ai la shenjën tek Leicester City ku luajti 115 ndeshje dhe fitoi Premier League në 2016.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco