Ndodh për herë të parë në një Europian, në Holandë-Çeki do të jetë…

Ndodh për herë të parë në një Europian, në Holandë-Çeki do të jetë…

12:29, 27/06/2021

Ndeshja e 1/8 të Kampionatit Europian mes Hollandës dhe  Republikës Çeke do të gjykohet nga arbitri rus Sergei Karashev.

Kjo është ndeshja e tretë e 42-vjeçarit që do të arbitrojë në këtë fazë finale të Europianit në kryeqytetin hungarez, Budapest, duke filluar nga ora 18:00. Në fazën e grupeve, Karashev drejtoi Itali-Zvicër (3-0) dhe Gjermani-Hungari (2-2), duke akorduar një total prej shtatë kartonësh të verdhë.

Anglezi Stjuart Atuell do të jetë përgjegjësi i VAR-it, me ndihmën e dy bashkëkombësve dhe një polaku. Ndërsa Stefani Frapart, 37 vjeçe, do të jetë gjyqtarja e katërt e kësaj sfide. Është e para gjyqtare femër në një Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco