Njeriu i ndeshjes/ Sfida Itali - Austri, mësoni të zgjedhurin nga UEFA

Njeriu i ndeshjes/ Sfida Itali - Austri, mësoni të zgjedhurin nga UEFA

09:14, 27/06/2021

Italia arriti të kualifikohej me shumë vështirësi në çerekfinalet e Kampionatit Europian. Azurrët mposhtën pas kohës shtesë Austrinë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Një prej futbollistëve që dha kontribut të madh në fitimin e kësaj sfide nga italianët ishte padyshim mbrojti i majtë, Leando Spinazzola, i cili në përfundim të takimit u zgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Spinazzola ishte vendimtar në këtë sfidë, me shpejtësinë e tij, agresivitetin, ndërtimin e lojës, driblim, si dhe asisti që i dha Chiesas në golin e parë.

Kjo është hera e dytë që ky futbollist fiton trofeun e njeriut të ndeshjes, teksa e fitoi edhe në ndeshjen e parë ndaj Turqisë.

28-vjeçari është pjesë e Romës në Serinë A, qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco