Formacionet zyrtare/ Itali-Austri, ja si do të rreshtohen skuadrat në ‘Wembley’

Formacionet zyrtare/ Itali-Austri, ja si do të rreshtohen skuadrat në ‘Wembley’

20:09, 26/06/2021

Duke filluar nga ora 21:00, stadiumi mitik “Wembley” do të presë në fushë Italinë dhe Austrinë në kuadër të përballjes për sfidën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.

“Axurrët” vijnë të favorizuar në letër pas shorti i rezervoi një përballje mjaft komode në krahasim me sfidat e tjera si Belgjikë-Portugali apo Gjermani-Angli.

Roberto Mançini është shprehur mjaft optimist në daljet e tij duke thënë se “do të rikthehemi përsëri të luajmë në ‘Wembley’”.

Italia do të kërkojë të vendos dhe një rekord personal në këtë sfidë, ku në rast triumfi mbrëmjen e sotme do të bëhet kombëtarja e parë e pamposhtur në 31 ndeshje radhazi.

Në krahun tjetër, Austria arriti një triumf historik duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e 1/8-ve, dhe do të kërkojë të vazhdojë edhe më tej aventurën në këtë Europian.

Për sa i përket formacioneve, Roberto Mançini i ka habitur të gjithë duke zgjedhur si titullarë Verratin para Lokatelit edhe pse ky i fundit shikohej si favorit ndaj mesfushorit të PSG-së.

Risi tjetër është dhe aktivizimi i mbrojtësit Françesko Açerbi i cili do të zërë vendin e Xhorxho Kielinit.

Sfida pritet mjaft e luftuar dhe me spektakël për vetë faktin se Italia është në presion pas triumfeve radhazi dhe do të tentojë të konfirmohet si kombëtarja pretendente e kompeticionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco