Danimarka, çerekfinalistja e parë e ‘Euro 2020’, shpërthen me ‘poker’ ndaj Uellsit

Danimarka, çerekfinalistja e parë e ‘Euro 2020’, shpërthen me ‘poker’ ndaj Uellsit

20:03, 26/06/2021

Në stadiumin “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit u luajt ndeshja e parë e fazës së 1/8-ave të finaleve të “Euro 2020” mes Uellsit dhe Danimarkës.

Danimarka e shkatërroi Uellsin me rezultatin 0-4, duke u bërë skuadra e parë që siguron një biletë për në çerekfinalet e Europianit, teksa do të përballet pas 7 ditësh me fituesin e çiftit Holandë-Çeki.

Dominim i frikshëm i danezëve, në përballen e sotme ndaj uellsianëve.

Skuadra e Hjulmand, nuk e vuri aspak në diskutim këtë kualifikim, duke treguar superioritet absolut ndaj Gareth Bejl & CO.

Dopjeta e Dolberg dhe golat e Maehle dhe Breithuejt, e bënë këtë sfidë të jashtëzakonshme për skandinavët.

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 90-të, Uellsi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Uilson.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco