Trajneri i Austrisë flet për sfidën me Italinë: Gjithçka është e mundur

Trajneri i Austrisë flet për sfidën me Italinë: Gjithçka është e mundur

18:07, 25/06/2021

Italia luan nesër ndaj Austrisë ndeshjen për një biletë në çerekfinalet e Euro 2020, duke e nisur si favorite e dukshme për të vazhduar më tej.

Por austriakët nuk do të dorëzohen me lehtësi dhe trajneri Franko Foda ka paralajmëruar italianët në një intervistë të dhënë sot se duhet të përgatiten për një betejë.

“Ky është një moment special për ne. Austria luan për herë të parë në këtë fazë të turneut në Europian dhe për më tepër në ‘Wembley’, ndaj Italisë. Është një ndeshje speciale për mua, stafin, lojtarët dhe për federatën. Presim me padurim që të zbresim në fushë dhe shpresojmë në një rezultat të mirë”, tha trajneri i cili është me origjinë italiane.

“Babai im ishte italian, por prindërit e mi u transferuan në Gjermani shumë vite më parë. Kam gjithsesi një raport special me Italinë, shkoj shpesh me pushime”, zbuloi Foda i cili “kërcënoi” vendin e origjinës së tij.

“Jemi skuadër kompakte dhe agresive në rikuperimin e topit, si dhe kemi individualitete të mira. Jemi jo favoritë në këtë sfidë. Italia është favorite si me ne, ashtu edhe për fitoren përfundimtare. Me Mancinin është përmirësuar shumë, luajnë një futboll të mirë, janë të organizuar dhe luajnë gjithmonë përpara. Por ne duam të themi fjalën tonë, në futboll gjithçka është e mundur, sidomos në ndeshje teke si kjo”, tha Foda. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco