Të dielën shumë spektakël në garën e 3x3 në Gërmi

Të dielën shumë spektakël në garën e 3x3 në Gërmi

12:19, 25/06/2021

Të dielën në Prishtinë do të mbahet gara atraktive në 3x3, e organizuar nga 3x3 Prishtina dhe e mbështetur edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Ky është edicioni i katërt i kësaj gare, derisa në këtë vit do të mbahet nga ora 15:00 në Amfiteatrin e Gërmisë. 

Kjo ngjarje është një ditë e plotë kushtuar kulturës sportive dhe urbane ku qejfi dhe basketbolli bëhen një. 

Përveç garave në 3x3, do të ketë edhe aktivitete zbavitëse, muzikë, ‘performancë live’ dhe shumë shpërblime për ekipet pjesëmarrëse, ndër të tjerat:
• 1,000 EUR për vendin e parë
• Orë G-Shock 
• Anëtarësim 1 vjeçar në Gym

Ditë më parë 3x3 Prishtina ka lansuar edhe edicionin e ri të fanellave, që janë në shërbim në pesë ngjyra të ndryshme. 

Garat të dielën do të fillojnë në ora 15:00 dhe do të zgjasin deri në mesnatë, ku do të ketë shumë aktivitete dhe shumë mysafirë special.

Hyrja është e hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turneu, ku mund të përcjellin lojtë e ekipeve, shijojnë muzikën, aktivitete e tjera të shumta të organizuara nga 3x3 dhe partnerët e tyre, si dhe të krijojnë shoqëri të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco