Gjermani - Angli, kush fiton ka rrugën e shtruar deri në gjysmëfinale, Më e favorizuara është...

Gjermani - Angli, kush fiton ka rrugën e shtruar deri në gjysmëfinale, Më e favorizuara është...

15:09, 24/06/2021

Europiani hyn në fazën e 1/8-ve me supersfida si Gjermani-Angli, apo Portugali-Belgjikë. Por, çerekfinalet premtojnë përballje edhe më spektakolare.

Spanjë-Francë, Itali-Portugali, apo me Belgjikën janë disa nga përballjet që mund të kemi në përfundim të kësaj faze.

Kalendar më i lehtë paraqitet për Gjermaninë, ose Anglinë. Kush kalon nga ky çifit do të luajë në çerekfinale me njërën mes Ukrainës dhe Suedisë, ndërsa në gjysmëfinale rrezikohet përballja me Holandën.

Holanda duket ekipi më i favorizuar ndër “Big”-ët. Tulipanët do të luajnë kundër Çekisë dhe nëse e kalojnë do të përballen me njërën mes Danimarkës dhe Uellsit, për të kaluar më pas në gjysmëfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco