Anglia sfidon Gjermaninë, është koha për t’iu dhënë fund lotëve që nga viti 1966

Anglia sfidon Gjermaninë, është koha për t’iu dhënë fund lotëve që nga viti 1966

10:33, 24/06/2021

Ndërsa kjo mund të mos jetë kombëtarja më e mirë gjermane, ndërsa Anglia është tetë vende më lart se armiqtë e saj të vjetër në renditjen e FIFA-s, ekzistonte një ndjenjë e frikës kombëtare, kur të besuarit e Joachim Low u konfirmuan si kundërshtarët e “Tre Luanëve” në 1/8 finale.

Anglia e luan ndeshjen në shtëpi, duke pasur parasysh një rivalitet të madh historik. Qasja në renditje sugjeron se skuadra e Gareth Southgate duhet të fitojë. Por, Anglia e shpërdoroi rastin e konfirmimit në barazimin e tmerrshëm pa gola kundër Skocisë, të premten e kaluar, kështu që duhet të mësojë nga kjo përvojë.

Image

Sepse, kur flitet për Gjermaninë, britanikët mbërthehen nga një frikë e historisë që përsëritet. Ndërsa mbronte kurorën e kampiones së botës në Meksikë, më 1970, Anglia humbi epërsinë 2-0, për t’u dorëzuar ndaj Gjermanisë Perëndimore në çerekfinale. Pastaj, ato dy humbje me penallti, që ndaluan papritmas verën gati-gati të artë të “Tre Luanëve” në “Italia 90 dhe “Euro 96”.

Anglia kishte luajtur shumë mirë në të dyja barazimet 1-1, por Gjermania ishte treguar më e saktë nga pika e bardhë, duke shënuar 10 penalltitë në portën e Peter Shilton dhe David Seaman. Kohët e fundit, Anglia e Fabio Capello u godit me rezultatin 4-1 nga Gjermania e Low, në Kupën e Botës 2010, në 1/8 finale.

Image

Ju mund të kujtoni “golin fantazmë” të Frank Lampard, i cili u përplas në pjesën e poshtme të traut të portës dhe ra përtej vijës fatale, por nuk u konstatua gol nga miopia e gjyqtarit uruguajan. Ka pasur një fitore angleze ndaj Gjermanisë në një turne të përmasave të mëdha, që nga viti 1966. Po kështu, një fitore 1-0 në fazën e grupeve të “Euro 2000”, ku të dyja ekipet u eliminuan para fazave të “nokautit”.

Më vonë, atë vit, gjermanët fituan ndeshjen e fundit ndërkombëtare në “Wembley” e vjetër, në një kualifikuese të Kupës së Botës, duke e detyruar trajnerin Kevin Keegan të largohej. Gjermanët rinisën të gjithë strategjinë e tyre kombëtare të futbollit pas vitit 2000. Ndërsa anglezët emëruan Sven-Goran Eriksson. Gjatë periudhës së “muajit të mjaltit” të trajnerit suedez, më 2001, Eriksson mori fitoren e dytë më të madhe të Anglisë ndaj gjermanëve.

Image

Një fitore mahnitëse e Kupës së Botës në Mynih. E megjithatë, Gjermania arriti në finalen e kësaj Kupe Bote, ndërsa Anglia shkoi në shtëpi në fazën çerekfinale, siç bënin gjithmonë nën drejtimin e Eriksson. Ka pasur dy fitore të tjera angleze në tokën gjermane për këtë shekull; më e paharrueshmja përmbysja nga 2-0 në 3-2, në Berlin, nën drejtimin e Roy Hodgson, për llogari të “Euro 2016”. Sidoqoftë, të gjithë e dimë se si përfundoi ai turne për “Tre Luanët”.

Në përballjen e radhës, anglezët do të kenë avantazhin e të luajturit në shtëpi, një renditje më të mirë në FIFA, mbrojtje më të saktë dhe qendërsulmuesin më të fuqishëm, Harry Kane. Gjermanët, sigurisht që kanë në anën e tyre historinë e fundit të futbollit./ telesport

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco