Lille zbret PSG-në nga froni, fiton titullin e 4-t në histori të Ligue 1

Lille zbret PSG-në nga froni, fiton titullin e 4-t në histori të Ligue 1

23:05, 23/05/2021

Lille është kurorëzuar kampione e Francës për sezonin 2020-2021. Skuadra Christophe Galtier fitoi titullin e 4 në histori pas 10 vitesh, teksa mposhti në ndeshjen e fundit të kampionatit Angers me rezultatin 2-1.

Jonathan David kaloi fillimisht në avantazh Lille në minutën e 10-të. Më pas, ishte njeriu i sezonit për Lille, Burak Yilmaz, i cili dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë (goli i 16-të sezonal për turkun, 45-ti + 1).

Edhe pse Angelo Fulgini ngushtoi shifrat në minutat e fundit (90 + 2), Lille arriti të shpallej kampion në Francë, duke konfirmuar sezonin e tyre shumë të mirë 20-21 në Ligue 1, si dhe duke zbritur nga froni PSG që pavarësisht triumfit 2-0 kundër Brest përfundoi në vendin e dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco