Premier League/ Chelsea dhe Liverpool kualifikohen në Champions, Tottenham zbret Leicester në Europa League

Premier League/ Chelsea dhe Liverpool kualifikohen në Champions, Tottenham zbret Leicester në Europa League

19:04, 23/05/2021

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së fundit (38-të) në Premier League.

Pavarësisht humbjes 2-1 me Aston Villan, skuadra e Chelsea-t ia ka dalë të kualifikohet në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Fitorja me përmbysje e Tottenham 4-2 ndaj Leicester, ka bërë që “Dhelprat” të bien në vendin e pestë dhe në Champions, shkon Liverpooli me “Blutë e Londrës, që i bashkohen City-t kampion dhe  United të vendit të dytë.

Nga ana tjetër, skuadra e Kloppi-t nuk fali në ndeshjen e fundit, teksa triumfoi 2-0 ndaj Crystal Palace. Për sa i përket rezultateve të tjerë, në ditën e ngritjes së titullit, Manchester City ka triufmuar 5-0 ndaj Evertonit.

Arsenali e ka mbyllur kampionatin me fitore 2-0 ndaj Brighton.

Për sa i përket verdikteve, Leicester dhe West Ham shkojnë në Europa Ligë, ndërsa Tottenham kualifikohet në Konferencë Ligë, duke lënë jashtë Arsenalin, që pavarësisht fitores mbeti në vendin e 9-të.

Nga kategoria kanë rënë Sheffield,  West Bromich dhe Fulhami.

 

REZULTATET:

Image

RENDITJA:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco