Prishtina në finale edhe te hendbollistët

Prishtina në finale edhe te hendbollistët

16:59, 21/05/2021

Pas hendbollisteve të Prishtinës edhe hendbollistët e skuadrës nga kryeqyteti kanë siguruar finalen e Kupës së Republikës së Kosovës. 

Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43:28. Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog. 

Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:19 për Prishtinën. Por dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë. 

Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 7 i kishte Deniz Terziqi. Festim Mustafa e Hamdi Salihu i kishin nga 8 gola te Kastrioti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco