VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Bruno Telushi fiton titullin kampion në Azerbajxhan

VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Bruno Telushi fiton titullin kampion në Azerbajxhan

08:50, 20/05/2021

Neftci Baku ka fituar për herë të 9-të titullin kampion në Azerbajxhan.  Skuadra ku luan edhe futbollisti shqiptar Bruno Telushi mposhti me rezultatin 1-0 rivalët e Qarabag, falë golit të shënuar nga Ahmed Ahmedov në minutën e 90-të, i cili hyri në fushën e lojës si zëvendësues në minutën 85-të.

Pas 28 javëve të luajtura, Neftci e ka mbyllur sezonin  në kuotën e 59 pikëve, kundrejt 57 të Qarabag.

Vlen të theksohet fakti se Telushi është aktivizuar me pikatore, duke numëruar vetëm 9 paraqitje këtë sezon. Edhe sfidën e sotme ndaj Karabakut, shqiptari e ndoqi nga stoli. Kujtojmë që pjesë e Neftci Baku është edhe ish lojtari i Milanit Keisuke Honda

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco