Gjermania zbulon listën finale të futbollistëve për “EURO 2020”

Gjermania zbulon listën finale të futbollistëve për “EURO 2020”

23:50, 19/05/2021

Është bërë publike lista e plotë e futbollistëve që do të luajnë për Gjermaninë në “EURO 2020”.

Këtë e ka bërë trajneri i “Die Mannschaft”, Joachim Low, në një konferencë për media.

Në listën finale janë grumbulluar portierët: Manuel Neuer, Bernd Leno dhe Kevin Trapp.

Mbrojtës: Matthias Ginter, Robin Gosens, Christan Gunter, Marcel Halstenberg, Mats Hummels, Lukas Klostermann, Robin Koch, Antonio Rudiger, Niklas Sule.

Mesfushorë dhe sulmues do të jenë:

Emre Can, Ilkay Gundogan, Joshua Kimmich, Thomas Muller, Toni Kross, Serge Gnabry, Leroy Sane, Timo Werner, Leon Goretzka, Kai Havertz, Jonas Hofmann, Jamal Musiala, Kevin Volland, Florian Neuhaus.

Gjermania gjendet në një grup me: Portugalinë, Hungarinë dhe Francën.

“EURO 2020” fillon më datën 11 qershor dhe do të zgjatë deri më 11 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco