Barcelona nënshtron Chelsean, fiton bindshëm Championsin për femra

Barcelona nënshtron Chelsean, fiton bindshëm Championsin për femra

09:51, 17/05/2021

Barcelona e ka mundur thellë Chelsean 4:0 në vetëm 36 minuta lojë për ta fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve për femra të dielën në Gothenburg.

Barcelona u bë klubi i parë spanjoll që e fiton Ligën e Kampionëve për femra, pas fitores 4:0 kundër Chelseat në finalen e garës së sivjetshme në Gothenburg

Skuadrës katalanase iu deshën vetëm 30 sekonda për të kaluar në epërsi, kur Melanie Leupolz shënoi autogol, para se Alexia Putellas ta dyfishonte epërsinë nga penalltia çaste më vonë.

Aitana Bonmati dhe Caroline Graham Hasen shënuan nga një herë në minutat në vijim për ta çuar në 4:0 epërsinë e Barçës.

Megjithëse bëri një pjesë të dytë të mirë, ekipi i femrave të Chelsea e patën të pamundur të riktheheshin.

Barcelona bëhet klubi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve me ekipin e djemve dhe të femrave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco