Dortmund nuk gabon, verdhezinjtë mposhtin Mainz dhe sigurojnë Championsin

Dortmund nuk gabon, verdhezinjtë mposhtin Mainz dhe sigurojnë Championsin

21:02, 16/05/2021

Borusia Dortmund nuk gabon dhe fiton në transfertë 1-3 ndaj Mainz.

Një fitore e rëndësishme për verdhezinjtë që sigurojnë kështu një biletë për në Champions League sezonin e ri. Dortmund e nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola që në pjesën e parë.

Fillimisht Guerriero e më pas Reues vulosën 45 minutat e para, ndërsa Brand në të dytën shënoi edhe golin e 3-të. Në fundin e takimit, Mainz ngushtoi shifrat me Quaison duke mbyllur përfundimisht ndeshjen në 1-3. Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 61 pikëve, 4 pikë më shumë se Frankfurt I vendit të 5-të kur ka ngelur edhe një ndeshje deri në përfundim të Bundesligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco