Ja cilin vend e arriti notari Art Krasniqi në Kampionatin Evropian 'Budapesti 2021'

Ja cilin vend e arriti notari Art Krasniqi në Kampionatin Evropian 'Budapesti 2021'

21:32, 13/05/2021

Notari kosovar, Arti Krasniqi, ka garuar sot në Kampionatin Evropian "Budapest 2021", disiplina 10 km në ujëra të hapura.
Në një konkurrencë tejet të fortë, ku pjesëmarrës ishin medalistë të shumtë olimpikë, botërorë dhe evropian, Krasniqi doli i 30-ti nga 35 garues, duke përfunduar me kohë 1 orë, 55 minuta dhe 52.4 sekonda.

21-vjeçari, ndër më të rinjtë në garë, theksoi se nuk është i kënaqur me paraqitjen e sotme dhe se beson se mund të ketë paraqitje më të mirë.

Evropiani i sotëm, Krasniqit i shërbeu si përvojë e mirë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike #Tokio2020, e cila mbahet më 30 maj 2021 në Setubal të Portugalisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco