'Fitore e vuajtur', flet Martini: Derbi i Kryeqytetit? Normalisht forca Tirona...

'Fitore e vuajtur', flet Martini: Derbi i Kryeqytetit? Normalisht forca Tirona...

18:39, 13/05/2021

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas triumfit, 1-2 ndaj Kastriotit, në stadiumin e Kamzës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

 “Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, fitore e vuajtur nuk mund të themi, e kemi pasur ndeshjen ne kontroll. Duhet të shënonim gola të tjerë. Ashtu siç erdhi loja, ne pësuam gol dhe e rrezikuam ndeshjen. Normalisht forca Tirona, por ne kemi edhe ndeshjen tonë në Durrës ndaj Partizanit, unë do të thoja forca djemtë e Durrësit.

Me përjashtim të Grudës, që mori kartonin e katërt të verdhë, pjesa tjetër është OK. Do të rikthehet edhe Arapit, do t’i kemi të gjithë të gatshëm.

Kastrioti në pjesën e parë i mbylli mirë shtigjet, deri para shënimit të golit, nuk kishim raste të pastra. Pjesën e dytë me shënimin e golit, na u bë më e lehtë. Ishte ndeshje shumë domethënëse për ne, e kishim përgatitur me shumë siklet”, u shpreh Martini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco