Derbi i madh i Kryeqytetit/ Partizani - Tirana, Daja dhe Shehi rreshtojnë titullarët

Derbi i madh i Kryeqytetit/ Partizani - Tirana, Daja dhe Shehi rreshtojnë titullarët

18:20, 13/05/2021

Është dita e derbit në Kryeqytet! Në orën 19:00, kur gjyqtari Eldorian Hamiti të vërë bilbilin në gojë “Air Albania” do të heshtë. Për fat të keq, stadiumi do të jetë i mbyllur për tifozët në këtë periudhë, për shkak të pandemisë së Covid-19, por nuk ka dyshim se shtëpitë nëpër kryeqytet do të lëkunden në ritmin e derbit.

Një duel i mjaft i rëndësishëm, që premton të dhurojë spektakël në fushë do të jetë ai mes Partizanit dhe Tiranës.

“Të kuqtë” vijën në këtë takim me presionin e madh për të dalë me tri pikë nga kjo sfidë, pasi fitorja e Teutës ndaj Kastriotit i ka shkëputur durrsakët 4 pikë larg në krye të klasifikimit. Ndërkohë që Tirana do të provojë gjithçka për të mbajtur gjallë shpresat për Kupat e Europës sezonin tjetër.

Derbi në 3 sfidat e tjera të sezonit flet në favor të Partizanit, me dy fitore të kuqve ndërsa një ndeshje është ndalur në barazim pa gola. Ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar sepse një derbi ngelet derbi dhe asnjëherë nuk mund të parashikohet rezultati pavarësisht formës së dy ekipeve.

FORAMCIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja

 

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Çelhaka, Danso, Ismajlgeci; Torasa, Seferi. Trajner: Oreges Shehi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco