Larg Juves/ Mamaja e Ronaldos plas ‘bombën’: Vitin tjetër CR7-ta firmos me...

Larg Juves/ Mamaja e Ronaldos plas ‘bombën’: Vitin tjetër CR7-ta firmos me...

14:43, 13/05/2021

Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur futboll edhe pas moshës 40-vjeçare.

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores Aveiro ka befasuar të gjithë duke thënë se djali i saj vitin tjetër do rikthehet te skuadra e fëmijërisë, Sporting Lisbon.

Kthimi në atdheun e tij, për të cilin është folur aq shumë në mediet luzitane mund të ndodhë kur kontrata CR7 me Juven të skadojë verën e ardhshme. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka veshur fanellën e Sportingut të Lisbonës nga 1997 deri më 2003, para se të bënte hapin e madh drejt Manchester United.

“Do të flas me të dhe do ta bind që të kthehet, vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Jose Alvalade”. Jam e lumtur për titullim që fitoi ky ekip dhe tani do të përpiqem ta bind atë”, tha Aveiro për televizionin portugez, “TVI 24”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco