Borussia Dortmund vendos çmimin, ja për sa miliona largohet Haaland

Borussia Dortmund vendos çmimin, ja për sa miliona largohet Haaland

19:25, 26/03/2021

Borussia Dormund kërkon 180 milionë euro në shkëmbim të kartonit të Erling Haaland.

Sipas ESPN, lojtari ka një klauzolë për prishjen e parakohshme të kontratës që mund të aktivizohet në 2022-shin dhe do të jetë Dortmund që do të mund ta përcaktojë çmimin para asaj kohe.

Norvegjezi me fanellën e Dortmundit ka shënuar 49 gola në po aq ndeshje të luajtura me verdhezinjtë dhe në një intervistë të dhënë kohët e fundit, menaxheri i tij Mino Raiola ka deklaruar se 10 klube janë në gjendje ta blejnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco