Dikur luanin bashkë te Skënderbeu, Shkëmbi 'sjell' në Tiranë, Bajram Jashanicën

Dikur luanin bashkë te Skënderbeu, Shkëmbi 'sjell' në Tiranë, Bajram Jashanicën

22:03, 23/03/2021

Bajram Jashanica ndodhet në kryeqytet për shkak të një problemi muskular që e ka detyruar të kryejë disa seanca fizioterapi. Ish-qendërmbrojtësi i Skënderbeut që këtë sezon po shkëlqen me Ballkanin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është shfaqur nën shoqërinë e Kristi Vangjelit te një klinikë në Tiranë.

Të dy shfaqen të qeshur në foto. Një pamje që kujton Skënderbeun e kohëve të arta, kur korçarët arrinin të shkonin deri në fazën e grupeve në Europa League. Pikërisht Jashanica dhe Kristi Vangjeli, apo edhe Shkëmbi që tashmë është trajner ishin titullar të padiskutueshëm te bardhekuqtë e Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco