Challandes flet për përjashtimin e Aro Muric

Challandes flet për përjashtimin e Aro Muric

19:28, 23/03/2021

Trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Bernard Challandes, ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Lituaninë që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të mërkurën nga ora 20:45.

Tekniku zviceran nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me përjashtimin e portierit, Aro Muric.

“Informacioni për përleshjen mes Zhegrovës dhe Aros, është lajm i rremë. Përsa i përket pjesës tjetër, kemi marr vendimin që kemi marr, e kemi publikuar dhe për mua përfundon gjithçka aty, jam i përqendruar tek ndeshjet që kemi. Nuk dua të jap detaje, s’mund të jap më shumë informacione. Ka qenë për arsye disiplinore. Nëse jap informacione edhe më shumë për këtë situatë, është mungesë respekti edhe për lojtarin. Mund të bëjë një krahasim shembull Anglia ka pasur probleme me Sterling, Foden, Greenwod e të tjerë, dhe merren vendime siç kemi marrë edhe ne”, përfundoi Challandes.

Kosova do të përballet të mërkurën në miqësore me Lituaninë, para përballjeve me Suedinë dhe Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco