Southampton, skuadra e parë gjysmëfinaliste e FA Cup

Southampton, skuadra e parë gjysmëfinaliste e FA Cup

16:40, 20/03/2021

Southampton është skuadra e parë gjysmëfinaliste e FA Cup. Në çerekfinalen e zhvilluar ndaj Bournemouth në “Vitality Stadium”, skuadra e drejtuar nga gjermani Hasenhutl nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren dhe ia doli të triumfojë me shifrat 0-3.

Pas një goli të anuluar të Carter-Vickers në minutat e para, ishte Djenepo që shënoi golin e avantazhit në minutën e 37’ për Southampton.

Këta të fundit shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Redmond, në shtesën e pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë, duke vulosur suksesin 0-3.

Nga ana tjetër Bournemouth u shfaq e pafuqishme për të shmangur eliminimin, pasi bëri shumë pak në fushë dhe u tregua e paqartë në ato mundësi që pati për të ndëshkuar kundërshtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco