Deklarata e bujshme e ish-agjentit: Neymar mund të luajë përsëri në një ekip me Mesin

Deklarata e bujshme e ish-agjentit: Neymar mund të luajë përsëri në një ekip me Mesin

18:44, 19/03/2021

Ish-agjenti i Neymar, Andre Kuri, ka bërë një deklaratë të bujshme sa i përket çështjes së përfolur për ribashkimin në sulmin e Barcelonës të Nemar dhe Lionel Mesit.

Vitin e kaluar, sulmuesi argjentinas kërkoj të largohej nga Barcelona në merkaton e verës dhe një ndër destinacionet që u përfol për argjentinasin ishte pikërisht PSG-ja, ekip ky ku kishte mundësinë të bashkohej me shokun e tij Neymar.

Por me zgjedhjen e presidentit të ri gjërat duket se kanë ndryshuar.

Presidenti i ri, Joan Laporta, u shpreh se do të bënte gjithçka që të mbante Mesin në skuadër.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ish-agjenti i brazilianit Neymar, Andre Kuri, ka dhënë një deklaratë tjetër të bujshme duke u shprehur: “Neymar mund të luajë përsëri me Mesin, por jo te PSG-ja, por tek Barcelona”.

Një deklaratë e bujshme kjo, teksa situata ndryshon në favor të Barcelonës, e cila për t’i plotësuar dëshirën Mesit mund të rikthejë brazilianin përsëri në “Camp Nou”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco