Josa: Luajtëm më dobët se në Shkodër, rezultati nuk më kënaq

Josa: Luajtëm më dobët se në Shkodër, rezultati nuk më kënaq

16:30, 12/03/2021

Trajneri i Kukësit u shfaq i zhgënjyer për barazimin ndaj Apolonisë, teksa në një intervistë pas ndeshjes u shpreh se kishim mundësi, por nuk i shfrytëzuam.

“Unë nuk mund të them se çfarë mund te mos funksionojë, nga ana cilësore bëmë një ndeshje më të dobët sesa në Shkodër. I kemi lënë një farë hapësire, kishim disi me topin e parë, kur kishim punë me dyluftimin me mbrojtësit e qendrës, unë nuk jam i kënaqur sepse nuk doja barazim, Apolonia i pati rastet e veta, ne kishim mundësi kundërsulmi, por nuk i shfrytëzuam ato”.

“Mendimi im është që skuadra kur luan ndeshjet e kampionatit, duhet të hyjë edhe me mentalietetin e duhur edhe ne ndeshjen e Kupës. Nuk është problemi i fazës së mbrojtës, Apolonia mund të bënte rastet e veta, ne duhet të ishim më të ngjeshur, duhej të jepnim frymë sulmit dhe humbjes së menjëhershme të topit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco