Humbje dramatike e Vllaznisë, Bylis bën surprizën në ‘Loro Boriçi’

Humbje dramatike e Vllaznisë, Bylis bën surprizën në ‘Loro Boriçi’

15:17, 12/03/2021

Vllaznia nuk di të fitojë, teksa kësaj here ndalet edhe nga Bylisi që e ka suprizuar në “Loro Boriçi”, ku fiton me përmbysje me rezultatin 1-2.

Vllaznia e nisi mire takimin dhe kaloi e para në avantazh në minutën e 14-të pas golit të sulmuesit kryesor të shkodranëve, Haris Dilaver.

Skuadra e Dovedan barazon shifrat në minutën e 75-të me autor Renato Spahiun dhe më pas në minutën e 90+4 skuadra e Dovedan realizon me Antoni Bejin me 11-metërsh për t’i dhënë një fitore jetike Bylisit.

Hap fals përsëri për skuadrën e Brdariç teksa pas kësaj humbjeje renditet e para në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Bylis renditet në vendin e 8-të në kuotën e 22 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco