Vushtrria pa telashe ndaj fqinjeve nga Samadrexha

Vushtrria pa telashe ndaj fqinjeve nga Samadrexha

14:31, 12/03/2021

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të javës së 17-të të Superligës së hendbollisteve. 

Vushtrria në palestrën e saj e mposhti rivalen fqinje, Samadrexhën, me rezultat 36:23.

Pjesa e parë ishte më e barabartë, përfundoi 14:11. Luljeta Sopjani me 7 dhe Zade Zymberi, Kosovare Avdiu e Lorena Matarova me nga 6 gola ishin më efikaset te Vushtrria.

Gentiana Basholli i shënoi 13 gola për Samadrexhën.

Vushtrria është e dyta me 30 pikë kurse Samadrexha mbetet e shtata me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco