Ndodh e papritura, Ronaldo rikthehet në Real Madrid?

Ndodh e papritura, Ronaldo rikthehet në Real Madrid?

10:45, 12/03/2021

Cristiano Ronaldo raportohet se mund të rikthehet në klubin me të cilin fitoi gjithçka.

Media spanjolle, El Chiringuito, ka raportuar së një ribashkim mes Real Madridit dhe Ronaldos mund të ndodhë në verën e ardhshme. “Në futboll asgjë nuk është e pamundur”.

Portugezi ka pasur probleme të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme te Juventusi dhe kësisoj mund të largohet nga Zonja e Vjetër.

Juventus, sikurse shumë klube evropiane, është prekur nga pandemia COVID-19 mbi çështjet e financave.

Largimi i Ronaldos nga klubi do të nënkuptonte një shumë më të madhe në konto të Juventusit, për shkak të pagës së madhe që 36 vjeçari ka.

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, ‘dështimi’ në Serie A janë gjithashtu indikatorë që mund të kenë një rol në largimin e Ronaldos nga Bianconeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco