Marash Kumbulla komenton fitores e Romës në Europa League ndaj Shaktarit

Marash Kumbulla komenton fitores e Romës në Europa League ndaj Shaktarit

09:59, 12/03/2021

Fitorja e Romës në Ligën e Europës ndaj Shkahtarit do të jetë “ilaçi” i verdhekuqve në Serinë A.

Për këtë është i bindur Marash Kumbulla, i cili e ka shprehur këtë besim të tijin në intervistën pas suksesit 3-0 të ekipit të tij.

Roma është kritikuar shpesh se nuk arrin të bëjë rezultat ndaj skuadrave të mëdha në kampionat dhe sipas mbrojtësit shqiptar, sfida e mbrëmshme është një hap drejt zgjidhjes së këtij problemi.

“Shakhtari ka treguar se është një skuadër e madhe. Mund të na japë diçka më shumë për të përballuar ekipet e mëdha. Fakti që ushtruam presing ndaj qendërmbrojtësve të tyre ishte një lëvizje e mirë, kemi bërë atë që na kërkoi trajneri. Punojmë çdo javë mbi detajet. Kemi mbrojtur së bashku e kjo na ka ndihmuar’, tha Kumbulla pas fitores në Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco