Koronavirusi lë pasoja te PSG-ja, Marseille i shkakton humbjen e dytë

Koronavirusi lë pasoja te PSG-ja, Marseille i shkakton humbjen e dytë

23:11, 13/09/2020

Paris Saint Germain nuk di të fitojë në këtë sezon të ri të Ligue 1.

Parisienët pësuan disfatën e dytë radhazi në javën e 3-të të Ligue 1, pasi u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Marseille në klasiken e futbollit francez.

Ndryshe nga ekipi i Thomas Tuchel, skuadra e Andre Villas-Boas e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon duke marrë fitoren e dytë në po kaq takime, pasi ashtu si PSG edhe Marseille nuk e ka luajtur ndeshjen e javës së parë.

Sfida e “Parc Des Princes” u vendos nga një gol Florent Thauvin në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës të dyja skuadrat gjetën nga një gol, PSG me Di Marian dhe Marseille me Benedeton, por që u anuluan për pozicion jashtë lojë.

Sfida u mbyll me shumë tension me arbitrin kryesor që nxori 5 kartonë të kuq në shtesë për të qetësuar gjakrat pas një sherri mes lojtarëve të të dyja skuadrave, shkaktar kryesor i të cilit ishte Neymar Jr që i kthyer nga karantina tashmë me siguri do të pezullohet me disa ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për grushtin pas koke që i dha kundërshtarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco